Sulmet në Siri/ Erdogan sfidon paralajmërimet e SHBA: Do t’i bëjmë kufijtë të sigurt përmes operacioneve antiterroriste

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është shprehur i vendosur për të vijuar me sulmet në Siri, duke goditur postet kurde dhe pozicionet e ushtrisë siriane.

Duke sfiduar paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara, Erdogan paralajmëron se sulmet ajrore kundër pozicioneve kurde në tokën veriore të Sirisë ishin vetëm fillimi dhe se Turqia nuk do të kërkojë ” leje” për funksionimin e tokës.

Në harkun kohor të një jave, Turqia ka kryer qindra sulme kundër pozicioneve militante kurde në veri të Sirisë dhe Irakut, si “hakmarrje” për bombardimin e 13 nëntorit, ku bëri përgjegjës drejtpërdrejt Partinë e Kurdistanit të Punës dhe milicinë kurde siriane. Të dyja organizatat kurde kanë mohuar përgjegjësinë për sulmin,.

Qëllimi i deklaruar i Erdoganit është të krijojë një “zonë sigurie” nën kontrollin e forcave ushtarake turke 30 kilometra nga kufiri me Sirinë. Pas paralajmërimeve që Departamenti i Shtetit i ka drejtuar Turqisë që të mos vazhdojë me një operacion tokësor, i dërguari i posaçëm i administratës Biden për Sirinë verilindore, Nicholas Granger, bëri thirrje për “de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, duke theksuar se veprimet e Turqisë destabilizojnë rajonin dhe minojnë luftën kundër Shtetit Islamik.

Ankaraja ka njoftuar, përmes ministrit të Mbrojtjes Hulusi Akar, “neutralizimin” e 300 luftëtarëve kurdë deri më sot. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, 67 persona u vranë në sulmet ajrore, mes të cilëve edhe civilë./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme