Gjermania gati të lehtësojë marrjen e shtetësisë për emigrantët, Scholz: Kanë kontribuar për ta bërë ekonominë tonë të fortë

Qeveria gjermane synon ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë marrjen e shtetësisë, tha kancelari Olaf Scholz.
“Burrat dhe gratë që kanë ardhur në Gjermani në dekadat e fundit kanë kontribuar shumë për ta bërë ekonominë tonë aq të fortë sa është sot. Disa prej tyre kanë jetuar në Gjermani për breza dhe breza, kanë fëmijë dhe nipër”, tha Scholz në mesazhin e tij javor.
Më pas, Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Fesser , sqaroi se plani i qeverisë parashikon të drejtën e natyralizimit pas pesë vjetësh në vend të tetë vjetëve, siç është sot. Ajo gjithashtu vuri në dukje se mundësia e fitimit të shtetësisë së dyfishtë duhet të zgjerohet.
“Shkurtimi i afateve është një nxitje për integrim,” tha Nancy Fraser./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



