Elon Musk: Nuk do të mbështes Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024

Elon Musk ka deklaruar se nuk do të mbështeste Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2024. “Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush i ndjeshëm dhe i qendrës. Unë kisha shpresuar se do të ishte rasti për administratën e Bidenit, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, tha ai.
Musk tha se ishte gjë e mirë rikthimi i llogarisë së ish-presidentit amerikan në këtë platformë, pasi sipas tij deplatformimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut në Twitter për gjysmën e Amerikës.
“Gjëja e rëndësishme është që Twitter të korrigjojë një gabim të rëndë në ndalimin e llogarisë së tij, pavarësisht se nuk ka shkelje të ligjit ose kushteve të shërbimit. Deplatformimi i një presidenti në detyrë minoi besimin e publikut në Twitter për gjysmën e Amerikës”, shtoi Musk.
Twitter e ndaloi llogarinë e Trump, pas sulmit të 6 janarit të vitit të kaluar, me argumentin se postimet e tij kishin shumë të ngjarë të inkurajonin dhe frymëzonin njerëzit për të përsëritur aktet kriminale që ndodhën në Kapitolin e SHBA.
Trump u ndalua gjithashtu nga Facebook, Instagram dhe YouTube pas trazirave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



