Sulmet ruse ndërprenë furnizimin me ujë, një nga spitalet më të mëdha të Ukrainës pothuajse gati të evakuojë pacientët

Një nga spitalet më të mëdha shtetërore të Ukrainës është në prag të evakuimit të pacientëve pasi u ndërpre furnizimi me ujë për shkak të sulmeve ajrore ruse.
Moska ka sulmuar me një breshëri raketash për të shënjestruar objektet e gjenerimit të energjisë, në përpjekjen e saj për të gjymtuar infrastrukturën ukrainase, duke rezultuar në një humbje të përkohshme të energjisë në rrjetin kombëtar me ndikime në furnizimin me ujë.
Më shumë se 6 milionë qytetarë janë ende pa energji elektrike, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Spitali Klinik Rajonal i Kievit është gati të zhvendoste pacientët që i nënshtroheshin trajtimit të hemodializës, i cili kërkon një furnizim të pandërprerë me ujë, tha Vitaliy Vlasiuk, nënkryetari i administratës ushtarake të rajonit të Kievit.
“Fatkeqësisht kur rryma fiket në Kiev, furnizimi qendror me ujë gjithashtu shpesh ndërpritet. Mungesa e furnizimit me ujë është kritike. Pa ujë, është e vështirë të drejtosh spitalin. Para së gjithash, dhomat e sterilizimit vuajnë dhe hemodializa është e pamundur të kryhet”, tha Vlasiuk
Spitalet kanë gjeneratorë që hyjnë kur ndërpritet energjia, por këta kanë kapacitet të kufizuar./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



