Moti i keq pushton ishullin Ischia në Itali, 13 persona të zhdukur, mes tyre një foshnje

13 persona janë shpallur të zhdukur, mes tyre një foshnje e porsalindur, si pasojë e motit të keq që ka pushtuar ishullin Ischia në Itali. Nga reshjet e pandërprera të shiut janë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu dhe rryma ka futur në det një sërë makinash. Shumë banorë të ishullit, për shkak të baltës që është grumbulluar, nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe pak më parë është evakuuar një hotel, me tridhjetë turistë.
Ishulli është rrethuar për shkak të kushteve të këqija të motit, ndërsa zjarrfikësit së bashku me Mbrojtjen Civile po përpiqen të ndihmojnë me çdo mundësi banorët që kanë nevojë për ndihmë.
Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Ischia-s dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të shmangin të gjitha lëvizjet për shkak të kushteve të reja të mundshme të motit të keq.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



