Ndihmë ushtarake për Ukrainën, SHBA jep edhe 400 milionë dollarë më shumë

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar dhënien edhe të 400 milionë dollarëve shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë armë, municione, si dhe pajisje për mbrojtje ajrore. Kjo u bë e ditur nëpërmjet një deklarate nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Municione për artilerinë, raketa për mbrojtjen ajrore, si dhe mjetet taktike do t‘i dërgohen Ukrainës, që ti shërbejnë sa më mirë asaj në fushën e betejës”, tha ai.
Marrëveshja do të përfshijë edhe 200 gjeneratorë për të ndihmuar Ukrainën të përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike, pas sulmeve të Rusisë në infrastrukturën e saj energjetike.
“Ato kanë si qëllim që të mbështesin nevojat e civilëve dhe të ushtarakëve”- sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral brigade, Pat Ryder.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar deri tani ndihmën më të madhe për Ukrainën që nga fillimi i luftës. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



