BE shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Parlamenti Evropian e ka caktuar Rusinë një shtet sponsor të terrorizmit. Masa, e cila është kryesisht simbolike, bazohet në sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret.
Nuk ka asnjë kornizë ligjore për të mbështetur masën, por BE-ja tashmë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Rusisë. Në përgjigje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai e mirëpret vendimin dhe bëri thirrje që Rusia të “izolohet në të gjitha nivelet”.
“Unë e mirëpres vendimi e PE për të njohur Rusinë si shtet sponsorizues të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjetet e terrorizmit. Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse për t’i dhënë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin“, shkruan Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



