Lëshoi raketë, G7 kërkon sanksione më të rënda ndaj Koresë së Veriut

Qeveritë e shtatë vendeve më të industrializuara të botës kanë denoncuar lëshimin e një rakete të re balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Korea e Veriut. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ministrat e jashtëm të G7, kërkuan që Këshilli i Sigurimit i OKB -së të marrë masa të reja, për t’i dhënë fund tregtisë së armëve.
Sipas tyre, lëshimet e përsëritura të raketave të Koresë së Veriut “destabilizojnë më tej rajonin, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për paqe dhe stabilitet”.
Koreja e Veriut ka kryer një numër të paprecedentë testesh raketash që nga nëntori, duke përfshirë ICBM që u ul të premten brenda zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), jashtë ishullit Hokkaido .
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar njëzëri më shumë se dhjetë rezoluta që vendosin sanksione ndaj Koresë së Veriut për programet e saj bërthamore dhe raketore balistike që nga viti 2006.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Britania, Japonia dhe SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



