Tërmeti 5.6 ballë godet Indonezinë, të paktën 20 të vdekur dhe 300 të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 300 të tjerë janë plagosur pasi një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Indonezinë këtë të hënë. Tërmeti i goditi tokën në Cianjur, rreth 75 km në juglindje të kryeqytetit Xhakarta, dhe në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), tha agjencia e motit dhe gjeofizikës (BMKG), duke shtuar se nuk kishte potencial për një cunami.

Ndërtesat në Cianjur janë kthyer pothuajse tërësisht në rrënoja ndërsa banorët e shqetësuar u grumbulluan jashtë.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme