Covid 19 në Kinë, rikthehen vdekjet pas gjashtë muajsh

Kina ka raportuar vdekjet e para pas gjashtë muajsh nga virusi covid 19.
Zyrtarët thonë se kryeqyteti Pekin po përballet më situatën më të vështirë që nga fillimi i pandemisë.
Tre fatalitete u raportuan në pekin që nga dita e shtunë duke çuar numrin total në 5.229.
Humbjet e jetës kanë ardhur pak kohë pas protestave të rralla kundër politikës zero kovid. Kjo strategji deri diku kontroverse ka detyruar me miliona qytetarë kinezë të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre dhe qytetarët të cilët kanë rezultuar pozitivë të dërgohen me detyrim në qëndra kuarantine.
Në Pekin zyrtarët kanë mbyllur markete, shkolla, restorante si dhe kanë detyruar tre milionë njerëz të qëndrojnë të mbyllur në shtëpiat e tyre në lagjen Haidian. Në kryeqytetin prej 21 milion banorësh, ditën e hënë, u regjistruan 316 raste të reja me pozitivitet ndaj virusit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Edhe ata që udhëtojnë drejt Pekinit do jenë të detyruar të bëjnë teste gjatë tre ditëve të para të qëndrimit si dhe të qëndrojnë në izolim deri në momentin kur të marrin lejen për të qarkulluar në qytet.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



