Lufta/ Ukraina: Mbi 8,300 civilë të vdekur, më shumë se 11,000 të tjerë të plagosur

Botë | 4 vite më parë

Më shumë se 8,300 civilë mes tyre 437 fëmijë, kanë humbur jetën deri më sot në Ukrainë, mbi 11,000 të tjerë janë plagosur gjatë luftës pasi ushtria ruse nisi pushtimin më 24 shkurt. Kjo shifër është bërë e ditur nga Prokurori i Përgjithshëm Andriy Kostin në Kiev.

Sipas prokurorit të përgjithshëm ukrainas, numri i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi autoritetet ukrainase nuk kanë akses në zonat e mbajtura nga ushtria ruse.

Autoritetet ukrainase kanë regjistruar më shumë se 45,000 krime lufte ndërsa kanë emëruan 216 të dyshuar duke përfshirë 17 robër lufte rusë. 12 të pandehur janë shpallur fajtorë në gjykatat e Ukrainës.

Sipas vlerësimit më të fundit të OKB-së, të paktën 16,295 civilë kanë vdekur gjatë luftës. Lufta Ukrainë-Rusi shënon plot 9 muaj nga nisja e konfliktit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme