Moska akuza Kievit: Kanë vrarë 10 të burgosur rusë, Zelensky duhet të mbajë përgjegjësi! OKB nis hetimet

Botë | 4 vite më parë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën se ka torturuar dhe vrarë qëllimisht 10 të burgosur rusë. Në një deklaratë, Ministria ruse tha se Presidenti Volodymyr Zelensky duhet të mbajë përgjegjësi.

 “Zelensky dhe pasardhësit e tij do të duhet të përgjigjen përpara gjykatës së historisë, para popujve të Rusisë dhe Ukrainës, për çdo të burgosur të torturuar dhe vrarë”, tha ministria në një deklaratë.

Pas kësaj deklarate, zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut njoftoi se ka nisur shqyrtimi i videove ku pretendohet se është regjistruar vrasja e të burgosurve rusë.

“Ne jemi në dijeni të videove dhe po i hetojmë ato. Akuzat për ekzekutime duhet të hetohen menjëherë, plotësisht dhe në mënyrë efektive dhe të gjithë autorët të mbahen përgjegjës“, njoftoi OKB./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme