Finlanda rrit sigurinë në kufirin me Rusinë, do të ndërtojë një mur 200 km të gjatë

Botë | 4 vite më parë

Finlanda ka paraqitur planin për sigurimin e kufirit me Rusinë, i cili parashikon ndërtimin e një muri prej 200 kilometrash në totalin e 1300 kilometrave të kufirit të saj, me një kosto prej rreth 380 milionë euro.

Do të jetë një mur më shumë se tre metra i lartë me tela me gjemba, kamera siguri edhe altoparlantë, bëri të ditur menaxheri i projektit të prezantuar sot nga Agjencia e Kufirit.

Kufiri 1,340 kilometra i Finlandës me Rusinë është më i gjati nga çdo anëtar i Bashkimit Evropian. Në tetor, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se kishte konsensus midis ligjvënësve për të ndërtuar një mur për të mbuluar pjesë të kufirit me Rusinë, një projekt që planifikohet të përfundojë deri në vitin 2026.

Sipas Marin, qëllimi kryesor i murit do të jetë të ndihmojë rojet kufitare të monitorojnë dhe parandalojnë migrimin e mundshëm të paligjshëm në shkallë të gjerë që shihet si një kërcënim nga Moska.

Masa e marrë nga Finlanda vjen në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon, ndërsa palët duken shumë larg rifillimit të negociatave për gjetjen e një marrëveshje. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ata nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve për aq kohë sa në pushtet është Vladmir Putin. Nga ana tjetër, SHBA ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime me Rusinë pa praninë e Kievit./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme