Aksidenti në kufirin me Ukrainën, Presidenti polak: Të përgatitemi për më shumë pasoja nga lufta e Rusisë

Polonia duhet të presë më shumë pasoja nga lufta e Rusisë në Ukrainën fqinje, paralajmëroi sot presidenti polak Andrzej Duda pasi një raketë u rrëzua këtë javë pranë kufirit me Ukrainën.
“Fatkeqësisht, ne duhet të jemi të përgatitur në njëfarë kuptimi që aksidentet të ndodhin përsëri në kufijtë tanë si rezultat i luftës“, tha Duda nga qyteti lindor polak të Rzeszów.
Ai shtoi se qeveria polake do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo të mos ndodhë, megjithatë është e pamundur të mbrohet vendi nga një incident si ai i kësaj jave.
Ekspertët ushtarakë polak thanë se asnjë sistem i mbrojtjes raketore nuk mund të kapte një raketë të tillë mbi Poloni, pasi nuk kishte kohë të mjaftueshme reagimi./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



