Katari ndalon shitjen e birrës në stadiume për Kupën e Botës 2022

Botë | 4 vite më parë

Alkooli nuk do të shitet në stadiumet e Kupës së Botës në Katar. Alkooli ishte vendosur të shërbehej “në zona të caktuara brenda stadiumeve”, pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësishtë në vendin mysliman.

Megjithatë me marrëveshjen e re FIFA-s tha se “pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022.”

Shoqata e Mbështetësit të Futbollit (FSA) kritikoi kohën e vendimit për të ndaluar shitjen e birrës për shumicën e tifozëve.

“Disa tifozëve u pëlqen një birrë në një lojë dhe disa jo, por çështja e vërtetë është kthesa e minutës së fundit, e cila flet për një problem më të gjerë – mungesën totale të komunikimit dhe qartësisë nga komiteti organizativ ndaj mbështetësve. Nëse ata mund të ndryshojnë mendje për këtë në një moment, pa asnjë shpjegim, mbështetësit do të kenë shqetësime të kuptueshme nëse do të përmbushin premtimet e tjera në lidhje me akomodimin, transportin apo çështjet kulturore”, thanë ato.

Kupa e Botës fillon të dielën më 20 nëntor kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme