Dëmtimi i gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2, prokurori suedez: Ngjarja sabotim, u gjetën gjurmë eksplozimi

Botë | 4 vite më parë

Prokurori suedez Mats Ljungqvist që drejton hetimet për dëmtimin e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2, ka konfirmuar se ngjarja ka qenë sabotim dhe ka thënë se janë gjetur gjurmë eksplozivi.  Në një deklaratë për media, Ljungqvist tha se hetimet janë mjaft komplekse.

“Gjatë hetimeve të vendit të ngjarjes që u kryen në vendngjarje në Detin Baltik, u bënë konfiskim të gjerë dhe zona është dokumentuar me kujdes. Analizat e kryera tani tregojnë gjurmë të eksplozivit në disa nga objektet e huaja që u gjetën. Puna e avancuar e analizës vazhdon në mënyrë që të mund të nxirren përfundime më të forta për incidentin. Hetimi paraprak është shumë kompleks dhe gjithëpërfshirës” dhe puna vazhdon”, tha prokurori Mats Ljungqvist.

Deklarata nuk përmend asnjë të dyshuar. Ai vlerëson gjithashtu bashkëpunimin e autoriteteve në Suedi me ato të vendeve të tjera.  Në fund të shtatorit, çarjet në shkallë të gjerë në tubacione shkaktuan një rrjedhje gazi që ishte e dukshme nga sipërfaqja e detit Baltik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme