Pas shkurtimit të stafit, Elon Musk merr tjetër vendim, mbyll zyrat e kompanisë

Twitter ka mbyllur përkohësisht zyrat për stafin. Kriza në kompani ka arritur sot (18 nëntor) kulmin pasi qindra punonjës refuzuan ultimatumin e Elon Musk për të vazhduar punën me intensitet të lartë. Përdoruesit e Twitter filluan të thonë lamtumirë dhe të lidhen me llogaritë në platforma të tjera.
“Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë”, thuhej në email.
Largimet përfshijnë shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e defekteve dhe parandalimin e ndërprerjeve të shërbimit, duke ngritur pyetje në lidhje me stabilitetin e platformës mes humbjes së punonjësve dhe duke nxitur debate midis menaxherëve se kush duhet të kërkohet të kthehet. Twitter njoftoi përmes emailit se do të mbyllte “ndërtesat e zyrave” dhe do të çaktivizonte aksesin në distinktivin e punonjësve deri të hënën.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



