Raketat në Poloni/ Von der Leyen: Të alarmuar, mbështetje për Poloninë dhe Ukrainën

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me raportimet se raketa ruse kanë sulmuar Poloninë, në kufirin me Ukrainën.Në një postim në Twitter Ursula von der Leyen shprehet e alarmuar, ndërsa shpreh mbështëtjë për Poloninë dhe Ukrainën.
“E alarmuar nga raportimet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Unë shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas.
Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet polake, partnerët dhe aleatët”. shkruan Presidentja e Komisionit të BE-së.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



