Raportimet për sulm me raketa ruse në Poloni, kreu i KiE: I tronditur! Në kontakt me autoritetet polake dhe aleatët e tjerë

President i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas raportimeve se raketa ruse kanë rënë në territorin polak, duk i marrë jetën dy personave. Në një postim në Twitter, Michel shkruan se ishte tronditur nga lajmi, duke theksuar se KiE qëndron në krah të Polonisë.
Presidenti i KiE shton se ata janë në bisedime me autoritetet polake dhe po ashtu edhe me aleatët e tjerë.
“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkruan ai.
Autoritetet polake nuk kanë konfirmuar ende nëse raketat ruse kanë rënë në territorin e tyre. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar përfshirjen, me ministrinë e saj të mbrojtjes duke thënë se “nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



