Polonia rrit nivelin e gadishmërisë ushtarake, shikon mundësinë e aktivizimit të Nenit 4 të NATO-s

Botë | 4 vite më parë

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, konfirmoi se ka pasur një shpërthim që vrau dy shtetas polakë. Kjo raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters.

Polonia, nga ana tjetër, ka rritur nivelin e gadishmërisë ushtarake, thotë ai, dhe “po verifikon nëse është e nevojshme të aktivizohet Neni 4 i NATO-s”.

Neni 4 i NATO-s thotë: “Palët konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve”. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme