Raportet për sulm me raketa ruse në Poloni, Zelensky: Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka reaguar në lidhje me raportet se raketa ruse kanë rënë në Poloni. Në një fjalim drejtuar popullit, Zelensky tha se pas këtyre sulmeve, ende të pakonfirmuara, “terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë”.

Autoritetet polake nuk kanë konfirmuar ende nëse raketat ruse kanë rënë në territorin e tyre. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar përfshirjen, me ministrinë e saj të mbrojtjes duke thënë se “nuk ka pasur sulme në objektiva pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake”.

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se ende nuk mund të konfirmojnë këto raporte./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme