Rusia bombardon sërish Ukrainën, Kievi: Situata, kritike

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka bombarduar sërish me raketa Ukrainën, ku të paktën dy shpërthime janë raportuar në Kiev. Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, të paktën tre ndërtesa banimi janë shkatërruar. Zyra e presidentit ukrainas thotë se situata në të gjithë vendin është “kritike”.

Në Chernihiv , guvernatori Vyacheslav Tsaus paralajmëroi njerëzit të zhvendoseshin në strehimore, duke thënë se “sulmi me raketa vazhdon”. Zyrtarët në Kharkiv po raportojnë për goditje në infrastrukturën jetike, por ende nuk ka informacione për viktima.

“Transporti elektrik tokësor dhe metroja janë pezulluar. Elektricistët dhe punonjësit e shërbimeve publike po bëjnë gjithçka për të normalizuar jetën në Kharkiv sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Terekhov.

Javën e kaluar Moska tërhoqi trupat e saj nga Kherson për shkak të kundërofensivës ukrainase. Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan në fillim të kësaj jave se Moska po grumbullonte raketa për të rinovuar sulmin e saj ndaj infrastrukturës energjetike tashmë të goditur të Ukrainës. Forcat ruse filluan një seri sulmesh, duke përfshirë me dronë, duke synuar Kievin dhe qytete të tjera, duke goditur objektiva civilë dhe infrastrukturë jetike./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme