Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjat misionin paqeruajtës në RAQ

Botë | 4 vite më parë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi të hënën për të zgjatur edhe një vit misionin paqeruajtës të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore, njofton Africanews.

Votimi ishte 12 pro dhe tre abstenime, përkatësisht ato të Rusisë, Kinës dhe Gabonit.

Rezoluta e hartuar nga Franca ruan mandatin e fortë të misionit paqeruajtës prej 17,500 ushtarësh, duke u fokusuar në mbrojtjen e civilëve, ndërkohë që inkurajon Presidentin Faustin-Archange Touadera dhe qeverinë e tij për të promovuar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm përmes një procesi të ripërtërirë politik dhe paqeje.

Luftimet ndërkomunale janë ndezur në Republikën e pasur me minerale, por të varfër të Afrikës Qendrore që nga viti 2013.

Qeveria kontrollon kryeqytetin, por pjesa më e madhe e vendit kontrollohet nga grupe të armatosura.

Rezoluta e miratuar të hënën u kërkon të gjitha palëve të respektojnë armëpushimin dhe të zbatojnë urgjentisht një proces pajtimi.

Ministrja e Jashtme e CAR Sylvie Valérie Baipo-Temon denoncoi “një situatë alarmante humanitare”, duke shtuar se vendit i duhet një mandat për t’iu përgjigjur grupeve të armatosura.

 

( Sipas Africanews )

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme