Popullsia e Tokës shkon në 8 miliardë! OKB: Është rritur jetëgjatësia

Popullsia e botës do të arrijë në tetë miliardë, ky është një vlerësim që vjen nga Kombet e Bashkuara dhe për këtë një vlerësim të madh merr kujdesi shëndetësor. Mendohet se vitin e ardhshëm popullsia e Indisë do të kalojë atë të Kinës dukë e kaluar shifrën e popullsisë kineze prej 1.4 miliardë, tha OKB në raportin e saj në Perspektivat e Popullsisë Botërore.
Popullsisë globale ju është dashur 12 vjet për të arritur nga 7 në 8 miliardë ndërsa raporti thotë se do të nevojiten rreth 15 vjet që të arrijë ne 9 miliardë, kjo tregon se ritmi i rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres theksoi: “Dita Botërore e Popullsisë këtë vit është një rast për të festuar”. Megjithatë popullsia e botës tani po rritet me ritme te ngadalta që nga viti 1950. Parashikimet e fundit të OKB sugjerojnë se popullsia e botës mund të rritet me rreth 8.5 miliardë në 2030 dhe me 9.7 miliardë në 2050.
Një foshnjë e lindur ne Indi ne vitin 2011 u shpall personi i shtatë miliardë në botë. Foshnja Nargis lindi ne orën 07:25 në fshatin Mall në shtetin Uttar Pradesh të Indisë më 31 tetor 2011.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



