Akuzat për “komente abuzive”, jep dorëheqjen ministri britanik, Williamson

Botë | 4 vite më parë

Gavin Williamson jep dorëheqjen si ministër i zyrës së Kabinetit në qeverinë britanike, pas akuzave për “komente abuzive”, duke deklaruar se me dorëheqjen synon “të pastrojë emrin nga çdo akuzë keqdashëse”.

Ai tha se i “hedh poshtë” akuzat dhe se ato po bëhen politikisht për të shpërqëndruar vëmendjen nga “punët e mira që po bën qeveria”.

Williamson shtoi se do të respektonte ankesat, në lidhje me mesazhet që ai i dërgoi një kolegu, duke theksuar se i kishte kërkuar falje marrësit.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai tha se po largohej nga qeveria me “trishtim të thellë”, por i ofroi kryeministrit Rishi Sunak “mbështetjen e tij të plotë”. Kryeministri Rishi Sunak, deklaroi se gjuha e përdorur nga Sir Gavin ishte “e papranueshme”. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme