Ukraina përsërit: Negociojmë me Rusinë, me kusht largimin e të gjitha trupave të saj

“Ukraina do të negociojë me Rusinë vetëm pasi trupat e saj të kenë lënë të gjithë territorin e Ukrainës, përfshirë ato që ajo pushtoi në 2014”, kështu ka deklaruar këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podalyak. Kjo deklaratë vjen pas raporteve se aleati dhe mbështetësi kryesor i saj, SHBA, i ka kërkuar Kievit të sinjalizojë se është i hapur për negociata.
“Të gjitha këto biseda dhe publikime për faktin se dikush po detyron të negociojë, në ndonjë pozicion e kështu me radhë, në diçka tjetër, ky është programi informativ i Federatës Ruse”, theksoi këshilltari presidencial ukrainas, ndërsa shton se Ukraina po fiton dhe për këtë arsye të ulesh në tryezën e bisedimeve tani do të ishte “marrëzi”.
“Askush nuk po e detyron Ukrainën në një proces negociatash jofitimprurëse, ose më mirë, në pranimin e ultimatumit të Rusisë. Nëse Ukraina nuk e fiton luftën atëherë pavarësisht ndihmës së madhe dhe të fuqishme financiare, ekonomike, ushtarake dhe këshilluese nga vendet e NATO-s, mbi të gjitha SHBA-ja, fitoi Rusia. E kuptoni se çfarë do të vërtetohet në atë rast! Se ushtria e Rusisë është shumë më e mirë”, tha Podalyak.
Podalyak sqaroi se Rusia i ka ofruar Ukrainës vetëm ultimatume dhe se kjo e fundit mënon se çdo armëpushim i krijuar nga këto ultimatume do të jetë i përkohshëm. Sipas Podalyak, Rusia thjesht do të përdorë një armëpushim për të riarmatosur dhe modernizuar ushtrinë e saj dhe më pas “të japë të njëjtin ultimatum”.
Podalyak shtoi se është “jashtëzakonisht e dobishme” që Ukraina të fitojë luftën, së pari, sepse kjo do t’u sinjalizojë liderëve të tjerë autoritarë se nëse ata sulmojnë një vend tjetër, ligji ndërkombëtar do të respektohet, dhe së dyti, sepse SHBA dhe aleatët e saj kanë investuar shumë për të lënë Rusinë të fitojë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



