Ambasadorja e SHBA në OKB: Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë derisa ata ta fitojnë këtë luftë

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se mbështetja amerikane për Ukrainën është “e palëkundur” dhe do të vazhdojë derisa Kievi “ta fitojë këtë luftë”.
“Ne kemi qenë të bashkuar që nga dita e parë dhe nuk kemi parë asnjë çarje në atë unitet. Evropa është e bashkuar. NATO është e bashkuar. Ne kemi pasur mbështetje dypartiake në Shtetet e Bashkuara për mbështetjen për Ukrainën. Mbështetja jonë është e palëkundur dhe ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar derisa Ukraina të fitojë këtë luftë dhe Rusia të nxjerrë trupat e saj nga Ukraina”, tha Thomas-Greenfield.
Kur u pyet në lidhje me raportet, se zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar Ukrainës të sinjalizojë se janë ende të hapura për diskutime diplomatike me Rusinë, mes shqetësimeve se mbështetja publike për përpjekjet luftarake të vendit mund të zbehet, Thomas-Greenfield tha se nuk ka negociata në të cilat Ukraina nuk është në rol udhëheqës.
Komuniteti ndërkombëtar, tha ajo, “kërkon drejtësi për popullin e Ukrainës”.
“Çdo negociatë që zhvillohet duhet të bëhet me Ukrainën në ‘sediljen e shoferit’. Ata duhet ta përcaktojnë këtë, kur të jenë gati për ato negociata, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh ajo./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



