Zelensky: I përgjigjemi sulmeve ruse! Kombet të kthejnë sytë edhe nga Ukraina, siç luftojnë krizën klimatike

“Pushtuesit goditën më shumë se 50 vendbanime në vendin tonë. Në Donbas, Zaporizhzhia, rajonin Kherson, rajonin e Mykolaivit, rajoni e Kharkivit dhe rajonin e Dnipropetrovsk”. Kështu ka përditësuar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky lidhur me ngjarjet nga lufta si pasojë e agresionit rus. Në fjalën e tij Zelensky zotohet për rezistencë dhe kundërpërgjigje ndaj forcave ruse.
“Ne përgjigjemi kudo. Një tjetër aeroplan rus është rrëzuar. Ne kemi marrë gjithashtu sisteme të reja që forcojnë ndjeshëm mbrojtjen tonë ajrore. Edhe nëse mbrojtja e ajrit. Ukraina, natyrisht, nuk është 100%, por gradualisht po arrijmë atje”, tha presidenti ukrainas.
Duke folur për samitin e OKB-së për klimën COP27, presidenti ukrainas apeloi që sikurse po tentohet të luftohet kriza klimatike, kombet të kthejnë sytë nga Ukraina, të jenë të vendosur të ndalojnë Rusinë.
Sipas OKB, që nga fillimi i luftës, në Ukrainë janë shënuar mbi 6,400 të vdekur dhe rreth 10,000 të plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



