Temperaturat e larta/ OBSH: Të paktën 15 mijë viktima nga i nxehti në Europë gjatë 2022

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të paktën 15 mijë njerëz vdiqën në Kontinentin e Vjetër për shkaqe të lidhura drejtpërdrejt me nxehtësinë gjatë vitit 2022. Vlerësimi përfshin 4,500 vdekje në Gjermani, gati 4,000 në Spanjë, mbi 3,200 në Britaninë e Madhe dhe një mijë në Portugali.
“Numri i vdekjeve nga temperaturat e larta, pritet të rritet, pasi disa vende raportuan vdekje të tepërta të lidhura me nxehtësinë veçanërisht në verën e kaluar”, deklaroi drejtori për shëndetësi i OBSH-së Hans Kluge.
Spanja regjistroi temperatura rekord, gjatë verës. Mesatare e regjistruar në tetor të këtij viti ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë që nga statistikat e disponueshme për këtë temë (1961), raporton Ministria e Tranzicionit Ekologjik të Madridit. Temperatura mesatare e muajit të kaluar ishte 18 gradë, 3,6 gradë më e lartë se mesatarja e periudhës referuese (1981-2010). E para ishte në tetor 2017, tani e tejkaluar me 0.8 gradë.
“Është thelbësore të kuptojmë se jemi në një situatë ekstreme, se efektet e ndryshimeve klimatike janë një realitet dhe nevojiten veprime shumë më të mprehta”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tranzicionit Ekologjik Teresa Ribera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



