Trudeau akuza Kinës për ndërhyrje në zgjedhje: Po luan lojëra agresive me demokracitë

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vendit. Sipas Trudeaut, Pekini se po luan “lojëra agresive” me demokracitë dhe po synonte institucionet kanadeze.

Deklarata e kryeministrit kanadez vjen pasi mediat lokale raportojnë se inteligjenca kanadeze identifikoi një “rrjet klandestin” të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit. Sipas tyre, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019.

Përpjekja për ndërhyrje besohet të ketë shënjestruar të dyja partitë kryesore politike, partinë liberale të Trudeaut dhe partinë opozitare Konservatore. Megjithatë, është e paqartë nëse operacioni ishte i suksesshëm./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme