Pekin, Xi Jinping pret Olaf Sholz

Kancelari gjerman Olaf Sholz u takua të premten me presidentin kinez Xi Jinping, duke u bërë udhëheqësi i parë i një vendi të G7-ës që vizitoi Pekinin që nga fillimi i pandemisë së Covid 19.
Presidenti kinez Xi Jinping ka vënë theksin tek nevoja për të shtuar bashkëpunimin me Gjermaninë në këto kohë ndryshimesh dhe trazirash siç u shpreh ai gjatë takimit me kancelarin gjerman olaf sholz.
Udhëtimi i kancelarit në Pekni është vënë nën shënjetër të kritikave si në Gjermani ashtu edhe në BE. Ai u zhvillua në një kohë mosmarrëveshjesh brenda qeverisë gjermane, për shkak se një kompani kineze synon të blejë një pjesë të mirë aksionesh të portit të Hamburgut.
Gjashtë ministra të qeverisë kanë reaguar me zemërim ndaj kësaj marrëveshjeje, për të cilën argumentojë se do t’i japë Kinës një ndikim të konsdierueshëm në infrastkurën kritike gjermane.
Edhe shërbimet e sigurisë së vndit kanë bërë thirrje për kujdes. Por gjithësesi Sholz këmbëngul që marrëveshja të finalizohet. Asnjë nuk është i sigurt se pse ai është kaq i vendosur. Si ish kryebashkiak i Hamburgut, zoti Sholz ka kontakte të ngushta me autoritete lokale të qytetit, që argumentojnë se marrëveshja me kinezët përfaqësonte një investim jetësor.
Por shumë të tjerë thonë se motive që ai mbështet marrëveshjen është tjetër: Olaf sholz nuk dëshironte të shkonte në Pekin pa patur një dhuratë për Xi Jinping.
Ndërsa u prit nga Shi në Sallën e Madhe të Popullit në qendër të Pekinit, Sholz u shpreh se po kërkonte të zhvillonte më tej bashkëpunimin ekonomik, ndërsa iu referua dhe disa fushave ku ka mosmarrëveshje. “Është mirë që mundemi të shkëmbejmë këtu mendime për të gjitha çështjet, edhe ato për të cilat kemi këndvështrime të ndyshme”, tha Sholz.
Xi ndërkohë u shpreh se besonte se vizita e Sholz do të intensifikonte mirëkuptimin dhe besimin dypalësh, si dhe do të thellonte bashkëpunimin në fusha të ndryshme, apo krijimin e një baze për t’i çuar marrëdhëniet Kinë-Gjermani në një nivel tjetër.
Në aerodromin e aeroportit të Pekninit delegacionit gjerman me më shumë se 60 persona ndërkohë iu desh t’i nënshtrohej testeve PCR në autobuzë të konvertuar në laboratorë të lëvizshëm.
Kancelari ndërkohë iu nënshtrua një testi të tillë në bord të avionit. Mostra për testin iu morr nga një doktor gjerman që kishte marrë me vete dhe zhvillimi i tij u mbikqyr nga zyrtarë të shëndetësisë kineze.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



