IAEA: “Nuk ka gjurmë të ndonjë aktiviteti apo material të padeklaruar bërthamor”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ( IAEA ) ka konfirmur se nuk ka gjetur asnjë gjurmë aktivitetit të padeklaruar bërthamore pasi vizitoi tre objekte në Ukrainë me kërkesë të qeverisë së Kievit, në kundërpërgjigje të pretendimeve ruse se në ato objekte po punohej për të përgatitur të ashtuquajturën bombë e psitë.
Moska kishte akuzuar Ukrainën se planifikonte të përdorte një bombë të tillë, e cila është pajsijes tradicionale shpërthyese me material radiokativ, dhe pretendoi se tre institute të lidhura me industrinë bërthamore ishin përfshirë në përgatijen e saj, por pa dhënë prova për një gjë të tillë.
Në një dekaratë të publikuar në orët e vona të së enjtes, agjencia ndërkombëtare e energjisë atomike me seli në vienë, bëri të ditur së gjatë ditëve të fundit ekspertët e saj kishin inspektuar të gjitha aktivitetet në institutet në fjalë, dhe nuk kishin gjetur asnjë të dhënë se ukraina po zhvillonte aktivitete apo material të padeklaruara bërthmore në ato objekt.
Konkluzionet u përshëndetën nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u shpreh se e vetmja gjë e pistë në rajon është në kokat e atyre që janë në Moskë, të cilët për fat të keq kontrollojnë shtetin rus dhe po terrorizojnë Ukrainën dhe të gjithë botën, siç u shpreh ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



