Sulmet ruse, Zelensky: 4.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike

Ukraina ka akuzuar Rusinë për terrorizëm. Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 4.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik. Ai tha se shënjestrimi i infrastrukturës energjetike nga Rusia ishte një shenjë “dobësie” pasi forcat ruse nuk arrijnë të bëjnë shumë terren në vijën e frontit.
“Sonte, rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë. Vetë fakti që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tonë. Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë njerëzit tanë në këtë mënyrë”, tha Presidenti Zelensky.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se po synon infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme në shkallë të gjerë me raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase. Pasi pësoi një seri humbjesh të dhimbshme në fushën e betejës, Rusia ka shtuar sulmet javët e fundit ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytete larg vijave të frontit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



