Elon Musk nis sot shkarkimet e punonjësve të Twitter: Do vendosim platformën në një rrugë të shëndetshme

Botë | 4 vite më parë

Ashtu sikurse e paralajmëroi pas përmbylljes së marrëveshjes për blerjen e Twitter, multimiliarderi Elon Musk nga kjo e premte (4 nëntor) fillon shkurtimet masive të fuqisë punëtore të platformës së mediave sociale.

“Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të reduktimit të fuqisë sonë punëtore globale të premten”, thuhet në email-in drejtuar stafit.

Ata që do të mbajnë vendet e tyre të punës do të marrin një email në llogarinë e tyre të punës, ata që pushohen nga puna do të marrin një njoftim në emailin e tyre personal. Punonjësve iu kujtua që të mos zbulonin “informacionet konfidenciale të kompanisë” në mediat sociale ose në shtyp.

Pushimet vijnë pasi Musk paralajmëroi se do të shkurtonte deri në 50% të fuqisë punëtore të Twitter, vetëm disa ditë pasi u bë kreu i kompanisë që ai bleu për 44 miliardë dollarë. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e mijëra vendeve të punës, pasi kompania kishte më shumë se 7,000 punonjës në fund të vitit 2021 sipas një dosjeje rregullatore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme