Boris Johnson: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme

Botë | 4 vite më parë

Ish- kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se fitorja e Ukrainës është “absolutisht e pashmangshme”. Në një intervistë ekskluzive për Sky, ish-udhëheqësi i konservatorëve u shpreh se e dinte që në fillim të luftës se ukrainasit “do të luftonin”.

Ai tha: “Mendoj se është absolutisht e pashmangshme që ukrainasit ta fitojnë luftën. Unë do t’ju them pse. Kjo është një luftë për pavarësi dhe luftërat për pavarësinë përfundojnë vetëm në një mënyrë. Gjëja thelbësore për ne të gjithë, që besojmë te kauza e lirisë së Ukrainës, është që ne vetëm duhet të tregojmë durim strategjik dhe të vazhdojmë t’i mbështesim ata“. Sky

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme