Kryeministrja finlandeze thirrje Hungarisë dhe Turqisë: Miratoni aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për në NATO

Botë | 4 vite më parë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin i ka bërë thirrje Hungarisë dhe Turqisë që të miratojnë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Të gjithë sytë janë te Hungaria dhe Turqia. Ne presim që këto vende të ratifikojnë aplikimet tona. Mendoj se do të ishte e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sanna Marin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristerson.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bashkuar me aleancën Atlantike në maj por dy shtetet hasën kundërshtime nga Turqia, e cila i akuzoi të dy vendet se strehojnë ato që regjimi turk i quan organizata terroriste.

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht kanë dorëzuar aplikimet që të anëtarësohen në aleancën e NATO-s më 18 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme