Filipinet goditen nga reshje të dendura shiu, përmbytjet i marrin jetën 67 personave

Të paktën 67 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë goditur Filipinet jugore.
Më e goditur është provinca Maguindanao, tha Naguib Sinaribo, ministër i brendshëm i Provincës Autonome të Bangsamoro në Mindanao. Sinaribo tha se operacionet e shpëtimit për personat e zhdukur po vazhdojnë, teksa vërshimet e ujit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në disa qytete dhe fshatra në ishullin Mindanao.
Ekipet e shpëtimit gjetën 27 trupa të pajetë në Datu Odin Sinswat, ndërsa11 viktima të tjera u gjetën në një fshat të varrosur në baltë.
Dhjetë trupa u gjetën në Datu Blah Sinswat dhe pesë në Upi, sipas Sinaribo, i cili vuri në dukje se shumë njerëz u shpëtuan duke u ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



