Zjarr në një banesë në Oklahoma, vdesin 8 persona

Tetë persona janë gjetur të vdekur pas një zjarri që ra në një shtëpi në Broken Arroë në Oklahoma. Policia ka nisur hetimet dhe ka bërë me dije se zjarri ka ndodhur në bllokun 400 të South Hickory Avenue.
“Një familje prej tetë anëtarësh, duke përfshirë gjashtë fëmijë, jetonte në shtëpi, siç u konfirmua nga dëshmitarët”, tha Departamenti i Policisë së Broken Arrow gjatë një konference për shtyp.
Policia nuk ka konfirmuar ende identitetin e viktimave. BAPD vijon hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes. “Është një skenë komplekse duke pasur parasysh gjendjen e shtëpisë për shkak të dëmtimit të zjarrit”, shkroi departamenti i policisë në Twitter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



