Përmbyllet marrëveshja, Elon Musk blen Twitter, nis menjëherë me shkarkimet

Botë | 4 vite më parë

Multimiliarderi Elon Musk ka përmbyllur marrëveshjen 44 miliardë dollarë për blerjen e Twitter. CEO-i TESLA ka nisur menjëherë nga shkarkimet fill pas zotërimit të platformës. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar më herët, Musk  ka shkarkuar nga detyra një sërë drejtuesish të lartë, përfshi edhe shefin, Parag Agrawal.

Përmbyllja e marrëveshjes vjen pas një sage të gjatë me gjyqe mes Twitter dhe Musk pasi ky i fundit kërkonte të tërhiqej nga marrëveshja. Musk tha se ai bleu platformën e mediave sociale për të ndihmuar njerëzimin dhe donte që “qytetërimi të kishte një shesh të përbashkët dixhital të qytetit”.

Në fillim të kësaj jave , Musk postoi një video të tij duke hyrë në selinë e Twitter-it në San Francisko duke mbajtur një lavaman kuzhine me mbishkrimin: “Lëreni atë të zhytet!”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme