8 muaj nga fillimi i luftës, Zelensky: Rusia po dështon në arritjen e objektivave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar 8 muajve nga fillimi i luftës, tha se Rusia po dështon sa i përket synimeve që kishte vendosur.
Forcat e armatosura të Ukrainës , sipas Zelenskyt, po shtypin të ashtuquajturën ushtrinë e dytë më të fortë në botë”.
“Ndjenja e humbjes në Rusi po forcohet, ndërsa ky vend dikur ishte një faktor i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, sot është gjithnjë e më i izoluar diplomatikisht”, tha ai.
Zelensky premtoi çlirimin e të gjitha zonave të pushtuara nga Rusia, përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, që u pushtua në vitin 2014. Ai paralajmëroi ukrainasit se dimri i ardhshëm do të jetë “më i ashpëri” në historinë e vendit për shkak të dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse në Infrastruktura energjetike e Ukrainës./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



