Presidenti gjerman viziton Kievin, Perëndimi mendon për planin e rindërtimit

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Gjermanisë mbërriti sot në Kiev, për vizitën e tij të parë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë. Ndërsa vendet perëndimore po shqyrtojnë një plan masiv për rindërtimin e Ukrainës kur lufta të mbarojë përfundimisht.

Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier pasi mbërriti në Kiev tha se “ishte e rëndësishme për mua në këtë fazë të sulmeve ajrore me dronë, raketa lundrimi dhe raketa, të dërgoja një sinjal solidariteti për ukrainasit”.

Përgjatë 8 muajve forcat e Kremlinit kanë shkatërruar shtëpi, ndërtesa publike dhe rrjetin elektrik. Banka Botërore vlerëson dëmin në Ukrainë deri më tani në 350 miliardë euro.

Presidenti gjerman, pozicioni i të cilit është kryesisht ceremonial, arriti në Ukrainë në përpjekjen e tij të tretë.

Në prill, ai po planifikonte të vizitonte vendin me homologët e tij polakë dhe balltikë, por tha se prania e tij “me sa duket … nuk ishte e kërkuar në Kiev”. 

Steinmeier është kritikuar nga Ukrainë për marrëdhënie të rehatshme me Rusinë gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Javën e kaluar, një udhëtim i planifikuar u shty për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Vizita e Steinmeier erdhi ndërsa ukrainasit po përgatiten për më pak energji elektrike këtë dimër, pas një seri sulmesh ruse në infrastrukturë. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme