Trazirat në Kapitol, Trump urdhërohet të dëshmojë para ligjvënësve

Botë | 4 vite më parë

Komiteti i Kongresit Amerikan, që hetoi trazirat e vitit të kaluar në Kapitol, ka lëshuar një thirrje ligjore që urdhëron ish-presidentin Donald Trump të dëshmojë para ligjvënësve.

Trump mund të përballet me akuza penale nëse nuk zbaton thirrjen, ndërsa ka kohë deri më 4 nëntor për të paraqitur dokumentet në komitetin e 6 janarit dhe duhet të paraqitet për dëshminë e depozitimit më 14 nëntor.

Letërthirrja u lëshua vetëm disa orë pasi ish-strategu i Trump, Steve Bannon u gjobit me 6,500 dollarë dhe u dënua me katër muaj burg për shpërfillje të Kongresit. Ai u dënua pasi refuzoi të jepte dëshmi ose dokumente në komision.

Një ndihmës tjetër i Trump, Peter Navarro, do të dalë në gjyq për shpërfillje të Kongresit muajin e ardhshëm pasi refuzoi të bashkëpunojë pas një thirrje të ngjashme.

Komiteti i përzgjedhur po shqyrton sulmin e dhunshëm të mbështetësve të Trump në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021. Ligjvënësit thonë se Trump u kërkoi mbështetësve të tij të refuzonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke i shtyrë ata të sulmojnë sallat e Kongresit në një përpjekje për të parandaluar që Joe Biden të certifikohej si fitues./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme