Itali/ Giorgia Meloni merr urdhrin për formimin e qeverisë së re, të shtunën betimi

Giorgia Meloni ka marrë mandatin nga Presidenti i Italisë për të formuar një qeveri të re, betimi i së cilës do të bëhet të shtunën në mëngjes. Meloni pranoi pa rezerva mandatin, ndërsa qeveria e re, me kryeministren e parë femër të Italisë, është tashmë një fakt.
Për sa u përket ministrive më të rëndësishme, siç ka bërë të ditur vetë Meloni, Ministrinë e Jashtme e merr Antonio Tajani i Forza Italia, i cili ka qenë kryetar i Parlamentit Europian, Ministria e Financave është marrë nga Giancarlo Giorgetti nga Liga dhe ish-prefekti i Brendshëm, Matteo Piandedozzi. Sekretari i Lidhjes, Matteo Salvini, merr Ministrinë e Infrastrukturës.
Guido Crozeto u zgjodh në krye të Ministrisëë së Mbrojtjes, ndërsaish-gjyqtari Carlo Nordio në Ministrinë e Drejtësisë. Ministria e Bujqësisë do të drejtohet nga Francesco Lollobrigida , bashkëshorti i motrës së kryeministrit italian dhe ministër i Mjedisit është caktuar Paolo Zangrillo.
Në total, ministritë e qeverisë Meloni janë 26, teksa zëvendëspresidentë të qeverisë do të jenë edhe Matteo Salvini dhe Antonio Tajani./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



