Furnizoi Rusinë me drone ‘kamikazë’ për t’i përdorur në Ukrainë, Britania e Madhe sanksione Iranit

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me drone “kamikaze” të përdorura për të bombarduar Ukrainën. Lajmi u dha nga Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, i cili akuzoi Iranin për “luftënxitje” duke përfituar nga “sulmet e Rusisë ndaj qytetarëve ukrainas dhe duke shtuar vuajtjet e njerëzve dhe shkatërrimin e infrastrukturës kritike”.
Sanksionet e reja përputhen me masat e miratuara nga BE. Subjekt i sanksioneve janë Gjeneral Major Mohammad Hossein Bagheri, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Seyed Hojjatollah Qureishi, negociatori kryesor iranian në marrëveshjen që i ka ofruar Rusisë dronët e prodhuar nga Irani, Gjeneral Saeed Aghajani, kreu i Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) — një degë e forcave të armatosura iraniane si dhe një entitet komanda e UAV-ve të Forcave Ajrore.
Vetë Irani ka mohuar furnizimin me armë Rusisë, pavarësisht dëshmive për të kundërtën. Një zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se “Irani nuk e konfirmon këtë pretendim dhe e hedh poshtë atë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



