Elon Musk paralajmëron 75% shkurtim të stafit të Twitter

Botë | 4 vite më parë

Multimiliarderi Elon Musk ka paralajmëruar shkurtim me 75% të stafit të Twitter muajin e ardhshëm. Lajmi për planet e Musk, nëse ai përfundimisht merr përsipër biznesin, vijnë në një moment të vështirë për Twitter. Kompania tha në korrik se tashmë kishte “ngadalësuar ndjeshëm punësimin”.

Ndërkohë, marrëveshja e Musk për blerjen e Twitter ka sjellë largimin e shumë punonjësve javët e fundit. Kujtojmë se Twitter është përfshirë në një betejë ligjore me miliarderin për muaj të tërë pasi Musk u përpoq të largohej nga marrëveshja e blerjes prej 44 miliardë dollarësh, përpara se të kthente kursin në fillim të këtij muaji.

“Twitter duket se është pa timon, dhe në një spirale në rënie, dhe është përkeqësuar vetëm nga Musk. Duket se do të jetë lundrim i vështirë për ca kohë”, tha Carl Tobias, kryetar i drejtësisë Williams në Universitetin e Richmond.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme