“ByteDance gjurmon vendodhjen e qytetarëve”, TikTok hedh poshtë akuzat: Raportit i mungon integriteti gazetaresk

TikTok ka mohuar një raport të Forbes se një ekip me bazë në Kinë në kompaninë e tij mëmë ByteDance, planifikoi të përdorte aplikacionin për të gjurmuar vendndodhjet e qytetarëve amerikanë. Gjigandi i mediave sociale tha në Twitter se nuk është përdorur kurrë për të “shënjestruar” qeverinë amerikane, aktivistët, figurat publike apo gazetarët, teksa po i përgjigjej një raporti në Forbes se të dhënat do të ishin aksesuar pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve.
Revista amerikane e biznesit, raportoi se ByteDance kishte filluar një projekt monitorimi për të hetuar sjelljen e keqe nga punonjësit aktualë dhe të mëparshëm. Raporti thoshte se ishte e paqartë nëse të dhënat e qytetarëve amerikanë ishin mbledhur ndonjëherë, por kishte pasur një plan për të marrë të dhënat e vendndodhjes nga pajisjet e përdoruesve amerikanë. Në një seri postimesh në Twitter, ekipi i komunikimit i TikTok tha se raportit i mungonte “ashpërsia dhe integriteti gazetaresk”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



