SHBA: Dy bombardues rusë u kapën në afërsi të bregdetit të Alaskës

Botë | 4 vite më parë

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë identifikuar dy avionë bombardues rusë Tu-95 pranë brigjeve të Alaskës. Lajmi u bë me dije nga Komanda e Mbrojtjes Ajrore të SHBA-Kanadës ( NORAD) , e cila njoftoi se dy u kapen dy bombardues rusë Tu-95 Bear-H, teksa hynë në Zonën e Zbulimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës.

“Avioni rus mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara ose Kanadasë“, sqaroi administrata e Amerikës së Veriut.

Zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore (Adiz) është një perimetër në të cilin trafiku ajror monitorohet nga ushtria e një ose më shumë vendeve, përtej hapësirës së saj ajrore kombëtare, për t’i dhënë asaj kohë shtesë për të reaguar në rast të një manovre armike.

Në një kohë kur tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë janë të larta prej kërcënimeve bërthamore të Moskës, ushtria amerikane sqaroi se aktiviteti rus në zonën e zbulimit të SHBA-së “nuk shihet si kërcënim apo provokim”.

Verifikimet e avionëve rusë në këtë zonë, e cila është shumë afër Lindjes së Largët Ruse, janë relativisht të shpeshta./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme