Lufta në Ukrainë/ 1162 qytete dhe fshatra mbesin pa energji elektrike pas sulmeve të Rusisë

Botë | 4 vite më parë

1162 dhe fshatra në të gjithë Ukrainën kanë mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve masive ruse në ditët e fundit.

Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Oleksandr Khorunzhyi, tha se më shumë se 70 njerëz ishin vrarë në sulmet me raketa dhe dronë që nga 7 tetori.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës ishin shkatërruar në tetë ditët e fundit, ndërsa po ashtu edhe disa pjesë të kryeqytetit Kiev nuk kanë energji dhe ujë.

Pasi pësoi një seri humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka shtuar sulmet në javët e fundit ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike në qytete larg vijave të frontit.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha se të gjithë duhet të jenë të gatshëm, së pari, për të kursyer energjinë elektrike dhe së dyti, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë janë gjithashtu të mundshme nëse vazhdojnë sulmet.

“E gjithë popullata duhet të përgatitet për një dimër të ashpër“, tha ai./ BBC

/rtsh.a/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme