Trazirat e Kapitolit, publikohen pamjet se si Nancy Pelos merr përgjegjësinë

Botë | 4 vite më parë

Është publikuar për herë të parë video se si Nancy Pelos ka marrë përgjegjësinë në trazirat e Kapitolit. Në pamjet e publikuara nga TheGuargian, tregohet me detaje mënyra si liderët e kongresit u larguan nga Kapitol më 6 janar dhe u transferuan në një bazë ushtarake aty pranë në një qendër komandimi, ku u koordinuan me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe kabinetin Trump, anëtarët për të shuar kryengritjen dhe për të përfunduar certifikimin e zgjedhjeve të 2020. 

Udhëheqësit e Kongresit menduan, shumë më seriozisht se sa dihej më parë, nëse do të rimblidhnin punimet e Kolegjit Zgjedhor në Fort McNair. Por Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi zhvilloi një bisedë me Pence për “planin rezervë” dhe zyrtarët u përpoqën të kuptonin se si do të transportonin qindra ligjvënës në bazën e ushtrisë. 

Në video, Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer negociojnë me guvernatorët dhe zyrtarët e mbrojtjes në përpjekje për të çuar gardën kombëtare në Kapitol, ndërsa policia po rrihej brutalisht jashtë ndërtesës.

“Duhet të ketë një farë mënyre. Ne mund të ruajmë ndjenjën se ka njëfarë sigurie, njëfarë besimi, se qeveria mund të funksionojë… dhe se ju mund të zgjidhni presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ne duhet të arrijmë të përfundojmë procedurat“, thotë Pelos.

Pamjet e zgjatura të papërpunuara hedhin një dritë shkatërruese mbi mosveprimin e Presidentit të atëhershëm Donald Trump gjatë trazirave.

“Të gjithë të përfshirët po punonin aktivisht për të ndaluar dhunën, për të vendosur zbatimin e ligjit federal në vendngjarje për të shuar dhunën dhe për të siguruar kompleksin e Kapitoli. Të gjithë ata bënë atë që Presidenti Trump nuk po bënte, atë që ai thjesht refuzoi ta bënte”, tha Rep. Jamie Raskin, një demokrat nga Maryland, në lidhje me pamjet në seancë. Në mëngjesin e 6 janarit, mijëra mbështetës të Trump, të frymëzuar nga një fjalim nxitës që sapo kishte mbajtur pranë Shtëpisë së Bardhë, marshuan drejt Kapitolit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme