Mbrojtja e qiellit të Ukrainës, Zelensky apelon për ndihmë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti Zelensky ka informuar nëpërmjet një postimi në Twitter, se ka zhvilluar bisedime me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë, lidhur me mbrojtjes ajrore të Ukrainës.”

“Ukraina ka nevojë për një mburojë ajrore për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën kritike,”- i tha Zelensky, kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. Presidenti i Ukrainës tha se kishte pasur një “bisedë produktive” me Presidentin Biden, duke shtuar se “mbrojtja ajrore është aktualisht prioriteti numër një në bashkëpunimin tonë të mbrojtjes”.

Ai ka kërkuar nga SHBA një qëndrim më të ashpër nga G7. Në bisedën me kryeministren britanike Liz Truss, Zelensky tha se mbështetet në “udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar në konsolidimin e mbështetjes ndërkombëtare politike dhe të mbrojtjes për Ukrainën, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e qiellit”. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme